"Zakonisht agjëroj kur shkoj në iftar": A gënjeu Kurti? (E korrigjuar) - NACIONALE

"Zakonisht agjëroj kur shkoj në iftar": A gënjeu Kurti? (E korrigjuar)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për “Ekonomia Online”, ka treguar nëse ka agjëruar muajin e Ramazanit. Përgjigja e tij doli të jetë një gënjeshtër jetëshkurtër.

Përgjigja e Kurtit ishte pak e çuditshme duke thënë se ka agjëruar në ditë kur ai kishte marrë pjesë nëpër iftare.

“Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet", tha Kurti.

Mirëpo, deklarata e Kurtit, siç mëson Nacionale përmes konfirmimit nga lokali ku qëndroi z.Kurti, rezulton të jetë gënjeshtër pasi që ai ka konsumuar ujë dhe çaj gjatë qëndrimit në një lokal në Drenas.

Ka qenë vetë kryeministri Kurti ai “ia pa sherrin” një postimit të tij në Facebook gjatë qëndrimit në Drenas ku ka bërë të ditur se ka takuar kolegët e tij të burgosur, Milazim Mustafa dhe Elmi Gjylani, ish të burgosur politikë.

Shënim: Përparim Kryeziu nga Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Ekonomia Online i ka ndryshuar titullin artikullit të saj duke e shtuar edhe "zakonisht" në të, si pjesë edhe të fjalisë së thënë nga kryeministri Kurti.

“Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare zakonisht kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet,” - raportohet të ketë thënë Kurti nga ky medium.

Lajme të ngjashme