Gazetarit të Abresh.info ia thyejnë krahun sulmuesit në veri - NACIONALE

Gazetarit të Abresh.info ia thyejnë krahun sulmuesit në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i portalit online, Pleurat Salihu është njeri nga gazetarët e sulmuar në veri nga disa persona me maska, ku si pasojë e sulmeve i është thyer krahu.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se gazetari Salihu ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, posa kanë arritur të largohen nga zona e rrezikut.

Njoftimi i plotë:

Gazetarit Pleurat Salihu ia thyejnë krahun protestuesit në Leposaviq

Gjatë raportimeve të ekipeve të mediave, në komunën veriore të Leposaviqit, në vendin ku u sulmua grupi me gazetarë e kameramanë, gazetarit të Arbresh.info, Pleurat Salihut ia kanë thyer krahun.

Sipas informatave nga kolegë prezent, Salihu ,ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, posa kanë arritur të largohen nga zona e rrezikut.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të tmerrshme dhe të papranueshme. Ky është sulmi i tretë brenda një periudhe të shkurtër vetëm gjatë ditës së sotme, i shkaktuar nga protestuesit e maskuar serbë, në prani të organeve të sigurisë.

Lajme të ngjashme