Gazetari serb Jakshiq: Pa Vuçiqin nuk do të kishte Radojiçiq - NACIONALE

Gazetari serb Jakshiq: Pa Vuçiqin nuk do të kishte Radojiçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Boshko Jakshiq, gazetar serb dhe analist i politikës së jashtme, ka komentuar situatën në veri të Kosovës dhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë një polic kosovar ra në krye të detyrës dhe vdiqën tre terrorist.

Jakshiq ka theksuar se Milan Radojiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe që e pranoi se udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë, është prodhim i politikës së Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

Tutje, Jakshiq ka deklaruar se Serbia nuk ka qenë në një pozitë kaq të keqe sa pas sulmit të 24 shtatorit, transmeton Nova.

“Tashmë nuk bëhet fjalë më nëse ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt (Vuçiq v.j.), ka ditur apo nuk ka ditur për atë që po ndodh në Banjskë, por politika e tij ka çuar në këtë (rast v.j.). Prandaj, politika e tij e bëri Milan Radoiçiqin. Pa Vuçiqin nuk do të kishte Radojiçiq. Nuk ka rëndësi nëse ai më vonë u rebelua dhe u bë një ujk i vetmuar që bëri diçka vetë. Më duket se Serbia vërtet nuk ka qenë në një pozitë aq të keqe sa është tani” – deklaroi Jakshiq, shkruan Nova, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme