Gazetari Selimi i kërkon falje gazetarit të Nacionales që punoi në RTK: Sa herë duhet ta lëndojmë një njeri? - NACIONALE

Gazetari Selimi i kërkon falje gazetarit të Nacionales që punoi në RTK: Sa herë duhet ta lëndojmë një njeri?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i RTK-së, Alban Selimi iu ka kërkuar falje gazetarëve të Nacionales pas raportimit skandaloz të RTK-së, ku sulmohet gazeta Nacionale.

Ai ka shprehur keqardhje për lajmin e publikuar nga RTK-ja, teksa ka përmendur edhe gazetarin e Nacionales, Besian Beha, të cilit i ka kërkuar falje si dhe gazetarëve të tjerë të Nacionales.

Cka me iu thene kolegeve me te cilet bashkepunojme shume shpesh e qe kane mundur te ndjehen te fyer nga shkrimi i “Slobodna Evropes”. Me ta, ne gazetaret por edhe redaktoret qe jemi ne terren, pa dyshim na bie te shihemi. Dhe jo vetem te shihemi, por te ndihmohemi e shkembehemi dhe te bashkepunojme ne raste. Me ra ne mend Besiani. Ai ka qene ne nje rrugetim te gjate me ne ne RTK. Padrejtesisht s’eshte aty, sikur shume te tjere. Se di sa here duhet te lendojme nje njeri?! Dhe, jo vetem! Dhe, me çka?! Me nje lajm te “Slobodna Bosna”.

Besian, seriozisht me vjen keq. Sonte, jam me secilin qe eshte ndje i fyer. Thuaju edhe kolegeve, mua t’me falin!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme