Gazetari nga Shqipëria mbështet formimin e Asociacionit, thotë se Kurti ka "koncepte të vjetra" - NACIONALE

Gazetari nga Shqipëria mbështet formimin e Asociacionit, thotë se Kurti ka "koncepte të vjetra"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për Kosovo-Online, shkrimtari dhe gazetari nga Shqipëria Frrok Çupi ka kritikuar politikanët nga Kosova derisa ka avokuar pro themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Problemet në veri të Kosovës besoj se janë të zgjidhshme. Perëndimi u përfshi, ShBA-të dhe Evropa kanë një pjesëmarrje shumë intenzive e serioze... kam përshtypjen se shumë politikanë, sidomos në Kosovë, janë të interesuar të jetojnë nëpër konflikte se sa të përpiqen të zfjidhin problemet e qeverisjes në mënyra që t’i shërbejnë qytetërimit...”theksoi z. Çupi.

Sipas tij, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ishte model evropian dhe pikë e rëndësishme e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk më pëlqen që Qeveria e Kurtit, apo vet Kurti kanë ende koncepte të vjetra për marrëdhëniet shtetërore... Besoj se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është pikë e rëndësishme e marrëveshjeve që janë arritur deri më sot dhe që duhen respektuar...” – vazhdoi ai.

Çupi u shpreh edhe se e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, duke e cilësuar si “të mrekullueshme”.

Lajme të ngjashme