Gazetari nga Shqipëria: Ka fjalë që Rama po lobon që Kurti të shpallet “non-grata”
Gazetari nga Shqipëria, Arian Çani, ka bërë një deklaratë interesante.
Në emisionin “Noë me Erla Mëhillin”, në Euroneës Albania, Çani theksoi se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, po lobon për ta futur në listën “non-grata” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Kurti e di shumë mirë se në takim me Ramën, do i uleshin pikë në sondazh. Nga ana e Ramës, rama bën sikur do ta takojë, Rama nuk do ta takojë Kurtin , Rama do ta nxjerrë Kurtin kryeneç, kokëfortë në sytë e ndërkombëtarëve. Sot ndërkombëtarët thonë, ky Kurti mirë që na kundërshton ne po po kundërshton edhe shqiptarin. Ramës i intereson kjo gjë. Madje kanë dalë fjalë se Rama ka kohë që po lobon, pasi Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe jo vetëm që Kurti të shpallet “non grata”. kjo ëhstë luftë e tij. Ka indicie që po lobohet fort në këtë drejtim”,-tha Arian Çani.