Gazetari Mirena: Po gëzohem për dy gjëra, Kurtit po i 'çjerret' maska e mashtruesit - NACIONALE

Gazetari Mirena: Po gëzohem për dy gjëra, Kurtit po i 'çjerret' maska e mashtruesit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka treguar një bisedë që pati në lidhje me çështjen e targave.

Në një shkrim në Facebook, Mirena ka thënë se është pyetur se “pse po gëzohesh që përfundoi puna e targave ilegale?”.

Siç ka shkruar ai tutje, po gëzohet për dy arsye.

“E para, qe ne veri nuk shpertheu ndonje konflikte i armatsour dhe me e marr n’qaf n’ndonje qytatare a police t'pafajshëm”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, së dyti, siç thotë Mirena, kryeministrit Albin Kurti “po i çjerret” maska e mashtruesit dhe qytetarët po e kuptojnë karakterin e vërtetë të tij.

Postimi i plotë i Mirenës në Facebook:

M’pyeti nje dost pse po gezohesh qysh perfundoi puna e targave ilegale te Serbise.

Po gzohem per dy sene, i thash.

E para, qe ne veri nuk shpertheu ndonje konflikte i armatsour dhe me e marr n’qaf n’ndonje qytatare a police t'pafajshëm.

Edhe e dyta, qe Albin Kurtit, ketij dhunuesi psikik te shoqerise kosovare, çdo dite qe po kalon po i çjerret nga nje maske e mashtruesit dhe qytetaret po e kuptojne karakterin e vertet te tij....

Lajme të ngjashme