“Gazetarët akuzohen padrejtësisht si bashkëpunëtorë të Serbisë”: Çfarë thuhet në Indeksin për Lirinë e Mediave? - NACIONALE

“Gazetarët akuzohen padrejtësisht si bashkëpunëtorë të Serbisë”: Çfarë thuhet në Indeksin për Lirinë e Mediave?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Indeksi i Lirisë së Shtypit i Reporterëve pa Kufij, e ka vendosur Kosovën në vendin e 99.

Më së keqi në Ballkan dhe Bashkim Evropian.

Në mesin e shumë pikave kritike, aty theksohet se gazetarët akuzohen padrejtësisht si bashkëpunëtorë të Serbisë.

“Edhe pse gazetarët janë të besuar nga shoqëria, mediat e pavarura dhe gazetarët investigativë shpesh janë objektiva të fyerjeve dhe lajmeve të rreme në mediat sociale. Ata akuzohen padrejtësisht për "bashkëpunim me armikun", retorikë e përdorur nga grupet politike dhe fetare”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme