Gati 8 euro 1 kilogram: fluturon çmimi i mishit të bardhë sipas ASK-së
Agjencia e Statistikave e Kosovës, që është institucion që grumbullon dhe përpunon statistikat, nuk ka përditësuar të dhënat rreth produkteve bazike ushqimore e të konsumit që nga data 17 janar. Megjithatë, çmimet mesatare të artikuve që figurojnë në tabelën e ASK-së, vazhdojnë të jenë të larta.
Sipas ASK-së, çmimi i mishit të bardhë ka ditë ka arritur afër 8 eurove në aspektin monetar. Kjo agjenci, çmimi mesatar i mishit të bardhë është 7 euro e 75 centë.
Po ashtu vërhet se edhe çmimi i mishit të gjedhit pa eshtra ka shkuar gati 10 euro. Në fakt, 1 kilogram mish gjedhi pa eshtra, sipas ASK-së, këto ditë ka kushtuar mesatarish 9 euro e 66 centë.
