“E keni lanë zorrë qorre”, Pozhari e zë ngushtë Durmishin: Kallxom çka keni bo për Gjakovën?
Xhevdet Pozhari, analist që shpesh ka qëndrime pro Qeverisë Kurti, e ka pasur një bashkëbisedim të qetë, por goxha të vendosur me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishit.
E gjithë “përplasja jo gjaknxehtë” nisi për shkak të qytetit të Gjakovës. Pyetja e Pozharit ishte e thjeshtë: “Pse s’ka asnjë projekt për Gjakovën?”
Sipas bisedës, deri tani ka veç një projekt për Gjakovën.
“Pse s’ka asnjë projekt për Gjakovën?” – ishte pyetja e z. Pozharit drejtuar zv.ministrit Durimishi.
“Jo, jo, ka projekti me Gjakovën” – ishte përgjigja fillestare e Durmishit.
“Cili është projekti më interesant?” – ishte pyetja insistuese e z. Pozharit.
“Ka plot projekte që janë momerandume të mëhershme” – vazhdoi përgjigja e dyshit të Infrastrukturës.
“Jo, jo, të Qeverisë Kurti. Ju kur dini me planifiku hekurudhë Prishtië-Durrës, rrugë Prizren-Tetovë, me dashtë dini me planifiku diçka edhe për Gjakovën që e keni lanë si zonë qorre” – ishte ndërhyrja precizuese e Pozharit.
“Që e lidh Gjakovën, ka me pasë projekte. Një, ka me përfundu rruga Dollc-Gjakovë” – ishte përgjigje e Durmishit.
“Është projekt i vjetër” – vazhdoi insistimi i Pozharit.
Dëgjojeni të plotë përplasjen e Pozharit dhe Durmishit: