Gashi: Së paku 30 milionë euro dëmi i shkaktuar nga keqmenaxhimi në KEK në vitin 2021 - NACIONALE

Gashi: Së paku 30 milionë euro dëmi i shkaktuar nga keqmenaxhimi në KEK në vitin 2021

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke komentuar situatën e fundit në KEK, me shefin ekzekutiv të korporatës, Nagip Krasniqi, tashmë të arrestuar, gazetari Astrit Gashi ka thënë se dëmi që është shkaktuar nga keqmenaxhimi është së paku 30 milionë euro.

“Demi prej sepaku 30 milion euro ndaj buxhetit dhe qytetareve i shkaktuar ne vitin 2021. Gjate vitit 2021, Termocentralet e KEK nen menaxhimin e Nagipit, kane prodhuar 214,000 kw/h energji elektrike me pak se nje vit me pare. Si rrjedhoj e kesaj kete mungese e kemi kompenzuat me import, i cili ate dimer kishte cmimin mesatar prej 150 euro per kw/h,”- ka shkruar Gashi.

Ai tutje ka shtuar se humbja si shkak i keqmenaxhimit është së paku 30 milionë, ndërsa ka bashkangjitur edhe një raport të KEK-ut për vitin 2021.

“Vetem si pasoje e ketij keqmenaxhimi, kemi humbur se paku rreth 30 milionë,"- ka shkruar Gashi.

Lajme të ngjashme