Gashi: Marrëveshja për targa e vlerfshme veç me qëru fëstëk
Analisti Shkëlzen Gashi, ka reaguar pasi që nga takimi i sotëm në Bruksel nuk pati marrëveshje.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me marrëveshjen për targa, duke shkruar se kjo marrëveshje është e vlefshme veç kur qëron fëstëk.
“Kjo marrëveshja për 'targa' në mes kosovës e sërbisë, e nënshkrume në bruksel në vitin 2011 përkatësisht 2016, po get osht e vlefshme veç kur qëron fëstëk”, ka shkruar Gashi.
Ju kujtojmë se sot, kryediplomati evropian, Joseph Borrell, në fund të konferencës së tij ku bëri të ditur se nuk ka marrëveshje për targat, ka pasur gjuhë të ashpër veçanërisht ndaj Republikës së Kosovës që sot u përfaqësuar nga kryeminsitri Albin Kurti.
Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.
“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën),” – u shpreh z. Borrell, transmeton Nacionale.
Në anën tjetër, Borrell deklaroi se propozimin që e dhanë BE-ja e pranoi presidenti serb, por jo edhe kryeministri i Kosovës. Ai tha se për çdo tension, palët do të mbahen përgjegjëse.