Gashi: Kuvendi duhet të diskutojë për arratisjen e personave të dënuar për vrasje
Shefi i Grupit Parlament të LDK-së, Arben Gashi, ka mbështeti propozimin e PDK-së, që në seancën e sotme parlamentare të diskutohet për arratisjet e fundit të personave të dënua për vrasje.
Para deputetëve, ai ka bërë me dije se në një debat të tillë duhet të diskutohen disa çështje delikate.
“Vlerësoj se është me rëndësi të madhe që Kuvendi i Kosovës të debatoj lidhur me arratisjet e personave të dënuar apo në procese gjyqësore. Mbi të gjitha duhet të diskutohet edhe për disa çështje që janë shumë delikate. Sa ka qenë e përfshitë Ministria e Drejtësisë në plotësim ndryshimin e ligjit për Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Kodin e Procedurës Penale. Këto plotësim ndryshime a kanë ndikuar në nenet 184, 185, 186, 187, 188 dhe 189. Dhe këto ndryshime a kanë ndikuar në lirimet nga burgjet që kanë ndodhur, sidomos në lirimin në rastin Sekiraqa”, ka thënë Gashi.
Ai ka vlerësuar se këto çështje duhet të debatohet me Qeverinë e Kosovës.
“Pra, duhet të debatojmë këtë çështje me ministrinë dhe ministren e Drejtësisë, konkretisht dhe Qeverinë në përgjithësi për të parë implikimet dhe cilat kanë qenë arsyet e plotësim ndryshimeve që kanë ndodhur në vitin 2022 dhe a kanë ndikuar këto plotësim ndryshime në lehtësimin e masave të personave nën masën e sigurisë arrest me burg apo arrest shtëpiak”, është shprehur Gashi.