Gashi, Kurtit: Vetëmenaxhimi është vetëqeverisje, ti e di mirë - NACIONALE

Gashi, Kurtit: Vetëmenaxhimi është vetëqeverisje, ti e di mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka vazhduar polemikat me kryeministrin Albin Kurti rreth nenit 7 të planit të BE-së.

Ai ka thënë se kryeministri gabimisht po i referohet Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Minoritetit.

Sipas tij, kjo konventë askund nuk flet për vetëmenaxhim.

Para deputetëve të Kosovës, Gashi ka thënë se i vetmi instrument i nxjerrë nga Këshilli i Evropës dhe që merret me vetemenaxhim dhe vetëqeverisjen është Karta e Evropiane për vetëqeverisje Lokale.

Neni 7 po e referohet Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Minoritetit 1995. Ku ekziston kjo referencë në këtë nen? I vetmi instrument i nxjerrë nga Këshilli i Evropës që merret me vetemenaxhim dhe vetëqeverisjen është Karta e Evropiane. Në asnjë nen Konventa Kornizë për Mbrojtën e Minoritetit nuk merret me menaxhimin. Çka quajmë vetemenaxhim z. Kryeministër? Ti e di mirë çka po të them, ti e di mirë se çka jam duke folur. Çka qojmë vetemenaxhim, a është organizim? Ai organizim qysh rregullohet? Qysh funksionon? Si njihet ai organizim? A quhet qeverisje? Çdo organizim institucional quhet qeverisje, në sistemin tonë qeverisje lokale, ose qeverisje qendrore, ose edhe OJQ. Vetëmenaxhimi nuk është OJQ. Këtu nuk është OJQ. Këtu është organizim institucional i vetëqeverisjes. Prandaj z. kryeministër mos abuzoni me foltoren”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme