Gashi, Kurtit: Mos harro se kanë vdekur njerëz duke kundërshtuar ‘Zajednicën’
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti për kundërshtimet e mëdha që ai ka pasur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Gashi ka thënë se duke kundërshtuar Zajednicën kanë vdekur njerëz, të cilët Kurti i kishte ftuar për të kundërshtuar.
“Kryeministër, mos harro se në këtë vend kanë vdekur njerëz me iniciativën tanë kundër asaj që ia ka pas ngjitë emrin Zajendinicë tash po do me ia nderu vetëm emrin e funksionin me ia lot ë njëjtë. Pra, mos harro çka ke bo në këtë vend. Mos harro përgjegjësit që ki në këtë vend”, ka thënë Gashi.