Gashi ia kujton Kurtit: I ka gjuajt deputetët me ujë e gaz në të kaluarën - NACIONALE

Gashi ia kujton Kurtit: I ka gjuajt deputetët me ujë e gaz në të kaluarën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi, ka reaguar pas dhunës në Kuvendin e Kosovës.

Gashi ka thënë se këso situata kanë ndodhur në të kaluarën, kur Kurti ka gjuajtur me gaz e shishe deputetët në të kaluarën.

Fjalim i Gashit:

Fatekëqsisht situata e zhvilluara paradite është e rëndë, por realisht na këto situata i kemi parë më herët. Degradoi situata kur ministrat e sulmuan deputetin. Na e kemi parë kryeministrin tu i gjuajt deptuetët me ujë, gazë, e kërkush nuk e ka sulmu me shishe fytyrës. Pra, ministrat janë sjellur dhunshëm ndaj deptuetëve. I kanë sharë, i kanë ofenduar. Kam kërkuar me marrë masa, sepse ky është vendi i deputetëve. Nuk ka ndodhur dhe erdhi ajo situatë.

Nuk është mirë me u përsërit. Me thirr seancën nesër ose masnesër. Koha i ulë gjakrat dhe pastaj shkojmë me seancë normale. Për momentin nuk po duket që ka me pas seancë normale. Nuk ka diçka që duhet me u trajtu me kaq urgjencë.

Lajme të ngjashme