Garë edhe për Kongresin, analistët thonë se republikanët mund ta marrin Senatin - NACIONALE

Garë edhe për Kongresin, analistët thonë se republikanët mund ta marrin Senatin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Përpos garës për president, të martën në ShBA është në pyetje edhe kontrolli i Kongresit, që përbëhet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Rezultati do të luajë rol të rëndësishëm për të përcaktuar se sa lehtë do të qeverisë fituesi ose fituesja e zgjedhjeve presidenciale deri në zgjedhjet e ardhshme për Kongres më 2026, raporton gazeta “The Guardian”.

Analistët jopartiakë thonë se republikanët kanë gjasa më të mira për ta rikthyer kontrollin në Senat, që është dhoma e lartë e Kongresit dhe ku demokratët kanë shumicë ulësesh prej 51 me 49.

Megjithatë, republikanët mund ta humbin kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve, ku demokratëve u nevojiten vetëm katër ulëse më shumë për ta rikthyer institucionin me 435 anëtarë.

Njësoj si në garën për president, rezultati me gjasë do të përcaktohet nga një numër i vogël i votave. Beteja për Senatin varet në shtatë gara, ndërsa më pak se 40 gara për Dhomën e Përfaqësuesve shihen si vërtet me konkurrencë.

“Është ngushtë në mënyrë të pabesueshme” – tha Erin Covey, e cila analizon gara për Dhomën e Përfaqësuesve për “Cook Political Report”.

Votuesit nuk duket se po tregojnë parapëlqim të qartë për asnjërën parti. Sipas një sondazhi të agjencisë “Reuters” dhe “Ipsos”-it në tetor, 43 për qind e votuesve të regjistruar do të përkrahin një kandidat republikan në distriktin e tyre dhe gjithashtu 43 për qind të tjerë do të përkrahnin një kandidat demokrat.

Lajme të ngjashme