Gara për zv.drejtor të RTK-së, raportohet se Adi Krasta renditet i dyti - NACIONALE

Gara për zv.drejtor të RTK-së, raportohet se Adi Krasta renditet i dyti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe moderatori i njohur nga Shqipëria, Adi Krasti, nuk ka arritur të dalë i pari në intervistën që është zhvilluar për zëvendësdrejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.

Gazeta Insajderi ka mësuar se nga pikët e grumbulluar prej intervistës Krasta ka dalë kandidati i dytë, në një proces të rikthyer nga zero për vlerësim.

Sipas këtij mediumi, e para në intervistë ka dalë kandidatja Ilire Zajmi.

Kjo e fundit ka bërë me dije se në intervistë ka marrë maksimumin e pikëve.

Kam dal e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82. 60”, ka thënë Zajmi për Insajder.

Konkursi për ketë pozitë ishte hapur me 22 nëntor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme