Gajle të mëdha Gërvalla, sulmon mediat se s'po flasin dhe raportojnë për protestat në Serbi: "Asnjëlloj reflektimi në mediat tona" - NACIONALE

Gajle të mëdha Gërvalla, sulmon mediat se s'po flasin dhe raportojnë për protestat në Serbi: "Asnjëlloj reflektimi në mediat tona"

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka kritikuar mediat për mungesën e raportimit mbi protestat e vazhdueshme në Serbi, të cilat, sipas saj, nuk marrin vëmendjen e duhur në skenën mediatike në Kosovë.

“Serbia duhet të ndryshojë, për aq kohë sa Serbia nuk ndryshon lidershipin e saj dhe dua të kem shpresë në protestat të panumërta – të cilat nuk gjejnë asnjëherë asnjëlloj reflektimi në skenën tonë mediale – ditë pas dite, javë pas jave rrugët mbushen me protestuesit që ta japin një shpresë sado të vogël, që edhe sebria e fundit në rajon të mund të ecin drejt një sistemi pak më demokratik se sa që e kemi aktulasht me një autokrat si Vuçiqi.” – tha ajo në TëVë1.

Lajme të ngjashme