Fusnota po shkrihet, edhe Kurti i jep të drejtë Edita Tahirit: Ndoshta është gabuar viti, por kjo po ndodh - NACIONALE

Fusnota po shkrihet, edhe Kurti i jep të drejtë Edita Tahirit: Ndoshta është gabuar viti, por kjo po ndodh

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarët e tjerë të VV-së shumë herë kishin ironizuar me ish-kryenegociatores e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, e cila kishte thënë se fusnota në emrin e Kosovës që gjendet në dokumentet kontraktuale me BE-në një ditë do të shkrihet. Por, tani Kurti dhe vartësit tij po i japin të drejt asaj.

Një ditë pasi Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR) ka hequr asteriksin për emërtimin e Kosovës në dokumentet e tij, Kurti e ka pranuar se paralajmërimi i ish-zëvendëskryeministres së Kosovës po realizohet.

Në një adresim të shkurtër para gazetarëve, Kurti i ka dhënë të drejtë Edita Tahiri, duke thënë se fusnota po shkrihet ngadalë.

Duket që sivjet pranvera po vije më herët dhe siç u tha atë botë që fusnota do të shkrihet si një fluskë bore ndoshta është gabuar viti dhe qeveria, por kjo po ndodh”, ka thënë Tahiri.

Megjithatë, ai ka kritikuar procesin e dialogut që është zhvilluar nga qeveritë paraprake.

Natyrisht që kemi ende trashëgime te keqe nga ajo kohë dhe nuk do të duhej të entuziazmohumi tepër. Unë po e ritheksoj që pengesat problemet, sfidat, vështirësitë kryesore që i kam pasur gjatë negociatave në Bruksel vijnë pikërisht prej trashëgimisë së mbrapsht që na e kanë lenë qeveritë pararendëse”, ka thënë Kurti.

Ndaj pretendimeve të Kurtit ka reaguar edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo ia ka rikujtuar shefit të Qeverisë se Kosova ka hyr në rrugën zyrtare të integrimit në BE falë Marrëveshjes së Fusnotës.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë Kosova nuk u la e izoluar, duke e akuzuar shefin e qeverisë së tani e ka izolua Kosovën.

Një porosi për Albin Kurtin: Kosova hyri në rrugën zyrtare për integrimin në BE falë fusnotës dhe falë lidershipit tonë që nuk e lamë Kosovën të izoluar, ndërsa ti e ke lënë Kosovën të izoluar madje as në Këshillin e Evropës nuk arrite ta anëtarësosh, ndërsa në lidershipi i asaj kohe e afruam të dera, ti e la Kosovën të dera që sa vite.. Madje dje i kërkove Marta Kos-t statusin e kandidatit për Kosovën në BE, por nuk i tregove popullit se kjo kërkesë bëhet veç pse kemi fusnote. Po ashtu nuk i tregove popullit se fusnota shkrihet kur e njohin Kosovën pesë vendet e BE-së që ende nuk e njohin, ashtu siç kam deklaruar unë si kryenegociatore kur u arritje kjo marrëveshje në Dialogun e Brukselit”, ka shkruar ajo.

Asociacioni i Komunave të Kosovës të enjten ka njoftuar se Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR) ka hequr asteriksin për emërtimin e Kosovës në dokumentet e tij.

Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR), ka informuar AKK se në opinionin e tij më të fundit mbi Paketën e Zgjerimit të BE-së 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, ka vendosur që në dokumentet dhe komunikimet e tij publike të ndërpritet përdorimi i emërtimit “Kosovë” me asteriks*, dhe të përdoret thjesht “Kosovë”. Ky vendim vlen për dokumentet dhe komunikimet e Komitetit të Rajoneve, duke e harmonizuar këtë institucion me qëndrimin e kahershëm të Parlamentit Evropian, i cili tashmë përdor emërtimin “Kosovë” pa asteriks në dokumentet e tij zyrtare”, është thënë në njoftimin e AKK-së.

Vendimi i Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR) për të hequr asteriksin për emërtimin e Kosovës në dokumentet e tij është përshëndetur edhe nga Ministri i Ponëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Më 24 shkurt të vitit 2012, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje për përfaqësimin rajonal, që më vonë u bë e njohur si “marrëveshja e fusnotës”.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, fusnota do t’i shtohej emrit të Kosovës sa herë që vendi do të përmendej, për ta mundësuar përfaqësimin në konferenca e iniciativa të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.

Ky përcaktim është pa paragjykime ndaj statusit dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, thuhet në marrëveshje.

Në vitin 2012, fusnota ishte përshkruar nga ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, si një flluskë bore që do të shkrihej.

Lajme të ngjashme