Fushata, KPM-ja e sondazhi i "Valicon": Çka ndodhi gjatë javës? - NACIONALE

Fushata, KPM-ja e sondazhi i "Valicon": Çka ndodhi gjatë javës?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Javën që po e lëmë pas përveç fushatës, pati edhe zhvillime të tjera si rasti më Komisionin e Pavarur për Media dhe pubklikimi i disa sondazheve për zgjedhjet e 9 shkurti. Çka ndodhi gjatë javës?

Sondazhi

33 mijë euro për 12 muaj nga GEN-i i Sllovenisë mori kompania sllovene “Valicon” që nxori dje Vetëvendosjen 52%. Kompani kjo që nisi operimin në Kosovë prej dhjetorit 2023, del të ketë pranuar, rastësisht ose jo, pagesat (katër herë) nga GEN-I saktësisht prej dhjetorit 2023 në nëntor 2024.

E mu kjo del të jetë çështja me kompaninë sllovene “Valicon” – e cila ‘debutoi’ edhe në tregun kosovar – me një sondazh, më së paku thënë, ‘makabër’, e dhënë edhe me lojë shpërblyese “fito 100 euro, plotëso sondazhin” në një portal.

Vetëvendosjen e nxorën 52%: ajo u shpërnda me të madhe në pafund grupet mbështetëse të këtij subjekti, por je edhe nga akterët politikë të cilët e panë këtë sondazh të diskredituar ende pa nxjerrë kokën publikisht.

Por, ka një tregim – të dëshmueshëm – që ky sondazh të çon deri te pushteti: pëtkayësisht te ambasadori kontraverz i paguar me miliona euro nga GEN-I slloven dega Beograd.

Ky sondazh nxiti reagimi të mëdha, duke komentuar mwnyrwn si wshtw bwrw kjo matje.

Lexo më shumë KËTU.

Kapja e KPM-së

Ende pa përfunduar mandati i kryetarit aktual të Komisionit të Pavarur për Media, anëtarët e këtij komisionit, sot zgjodhën një tjetër kryetar. Edhe tri ditë, kryetarit aktual Jeton Mehmetit i skadon mandati si kryetar i KPM-së, por sot anëtarët e kësaj komisionit u mblodhën dhe zgjodhën Besnik Berishën si kryetar i ri i KPM-së.

Zgjedhja e Berishës si kryetar i ri i KPM-së, nxiti shumë reagime, duke u cilësuar si kapje të KPM-së nga pushteti.

Juristja për media, Flutura Kusari ka thënë se kapja e KPM-së u kompletua, duke shtuar se rregullorja e re u ndryshua, Mehmeti është shkarkuar nga pozita dhe se tashmë KPM ka kryetar jolegjitim.

“Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione. Ne punën tonë e kryme, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së.” – ka shkruar ajo pas mbledhjes së KPM-së.

Për zhvillimet e sotme në KPM, ku u zgjodh një kryetar i ri, megjithëse kryetari aktual kishte ende mandate, ka reaguar edhe Vlora Çitaku nga PDK-ja.

Çitaku ka thënë se janë shqetësues raportet nga mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media dhe konstatimet e vëzhguesve të pavarur që edhe ky institucion i pavarur është kapur nga Qeveria e LVV-së.

Edhe gazetarë e analistë të tjerë reaguan ndaj këtij rasti të paprecendent.

Fushata zgjedhore në Kosovë ka hyrë në javën e saj të dytë, me partitë opozitare të përqendruara kryesisht në prezantimin e programeve të tyre politike dhe thirrje për unitet, ndërkohë që, ndryshe nga opozitën, retorika e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje po tërheq vëmendje në opinion për gjuhën e ashpër dhe intensifikimin e veprimeve që rrezikojnë seriozisht lirinë e medias dhe fshehtësinë e procesit të votimit.

Ndërkohë fushata po vazhdon edhe sot e çdo ditë deri më 9 shkurt.

Lajme të ngjashme