Ftohtë me reshje bore e ngrica, njihuni me surprizat e motit - NACIONALE

Ftohtë me reshje bore e ngrica, njihuni me surprizat e motit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe do të ketë reshje bore.

IHK njofton se në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar.

E sipas Prishtina Wather, bora do të vazhdojët të bie edhe për disa ditë në Kosovë.

Rrebeshe të dobëta bore priten edhe të premten në mëngjes, e nga fundjava mot i acartë me intervale më të gjata me diell, e ditën edhe me vranësira kalimtare.

Të hënën pas mëngjesit me ngrica, ditën do të dominojnë kthjellimet,

Qarkullimi më i mirë ajror gjatë orëve të pasdites, do t'i mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë, ku vende-vende indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme, derisa në periudha më të zgjatura të qetësisë, kryesisht orëve të mbrëmjes, indeksi pëson përkeqësim me vlera që kalojnë në të dobëta, por dhe shumë të dobëta.

10.03 - Ftohtë, kryesisht me vranësira. Paradite me reshje të dobëta bore. Ditën do të ketë edhe intervale me diell, kohë pas kohe me rrebeshe të dobëta bore.

11.03 - Shumë ftohtë. Pjesërisht vranët. Herët në mëngjes mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

12.03 - Shumë ftohtë. Intervale më të gjata me diell, e gjatë ditës vranësira kalimtare.

13.03 - Mbetet mot i ftohtë me ngrica në mëngjes, ditën me diell e vranësira kalimtare.

14.03 - Kryesisht kthjellët e me diell. Në mëngjes ngrica.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, e maksimalet luhaten ndërmjet -1C e 1C, e deri të hënën rriten edhe në 6C.

Erërat do të fryjnë me intensitet mesatar nga verilindja 6-11m/s.

Shtypja atmosferike në rritje lart mbi vlera normale. /Nacionale.com/

Lajme të ngjashme