Ftesa e Kurtit si ‘dëshmitar’ nga Prokuroria Speciale, rasti ka të bëjë me skandalin e Rezervave Shtetërore - NACIONALE

Ftesa e Kurtit si ‘dëshmitar’ nga Prokuroria Speciale, rasti ka të bëjë me skandalin e Rezervave Shtetërore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa muaj pas intervistimit të Ridvan Muharremit dhe Rozeta Hajdarit në cilësi të të pandehurve për çështjen e Rezervave Shtetërore, Prokuroria Speciale ka ftuar Kryeministrin e Kosovë, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit për rastin.

Për ftesën e detyrueshme drejtuar Kurtit në cilësi dëshmitari, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili për media e dha krejtësisht në domen zgjedhor duke e quajtur “ndërhyrje” nga sistemi i drejtësisë ndërsa Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pyeti "pse kjo nguti? Fushata fillon në janar".

Për çështjen e rezervave shtetërore, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte dalë në mbrojtje publike Rozeta Hajdarit përmes një videoadresimi duke mohuar kategorikisht se çështja përbënte rast korrupsioni.

Rikujtim: Ridvan Muharremi, një person krejtësisht privat dhe pronar i një furreje që frekuentohej nga qeveritarët, ishte angazhuar për blerjen të Rezervave Shtetërore (vaj e grur) të klasifikuara si sekret shtetëror, një sasi e madhe e të cilës – ndonëse të paguara, qindra mijëra euro – nuk kishin ardhur kurrë.

Para mëse dy muajsh Muharremi ishte në prokurori për t’u intervistuar si i pandehur ndërsa kishte refuzuar të përgjigjej para gazetarëve me fjalët “o hiç nuk po du mu përgjigj”; ndërsa ishte konfirmuar nga avokati i tij, Muhamet Halimi.

Po, për rastin e rezervës. Në cilësinë e të dyshuarit është, tash te këqyrim çka po thotë Prokurori”, tha Halimi.

Prokuroria Speciale pati njoftuar mediat pati njoftuar se Muharremi është intervistuar për Rezervat Shtetërore në cilësinë e të dyshuarit.

Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhej në njoftim.

Rozeta Hajdari fillimisht kishte mohuar që Muharremi ka qenë i kontraktuar i fshehtë i tyre për çështjen e rezervave, por se avokati i Muharremit pati thënë të kundërtën, se klienti i tij ishte i thirrur nga ministria.

Këto sene keni me i pa vet që kanë me u ndriçu. Le te mban ministrja, le të sqarohet, vjen koha. Ridvani nuk është marrë prej qielli, është marrë me lutje, edhe ia ka pa sherrin lutjes. Ka hyrë me qëllimin më të mirë për me dhanë kontribut të vogël, edhe ka ndje si privilegj shtetëror. Kurrë kur kanë ndodhur këto gjana, agresioni rus në Ukrainë, ka shkaktuar tërmet të madh në krejt botën. Kush jem na Kosova me mujt me ndiku në ato rrethana”, ka thënë Muharremi.

Unë nuk merrem me ministren, le të merret dikush tjetër, është prokurori, është ajo zonja vetë, le ti jep sqarimet se për Minitrinsë z.Ridvan nuk është anonim. Ky as nuk ka nënshkru, as nuk ka udhëzime për caktimine kushteve të negocimit, se këtij nuk i ka interesuar sepse përgjegjësinë për anën ligjore zbatimit të normave e mbanë Ministria jo Ridvan Muharremi. Ajo do të sqarohet, me siguri do të sqarohet vetë”, ka deklaruar avokati Mahmut Halimi.

Në intervistimin që Prokuroria Speciale i bëri Rozeta Hajdarit, konfirmuan se ajo është e dyshuar për çështjen e Rezervave Shtetëtre.

Skandali me rezervat shtetërore

Nacionale kishte publikuar audio-incizime të cilat dëshmonin për një skandal të madh në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

I përfshirë ishte edhe njeriu i afërt i Kurtit, pronari i restaurantit ‘Bukë e Zemër’, Ridvan Muharremi.

Në audio-incizime, zyrtarët e MINT-it e konfirmonin se malli nuk kishte ardhur, dhe vlera ishte mijëra euro.

Pas publikimeve të Nacionales, Prokuroria Speciale kishte ndërmarrë aksion duke arrestuar tre persona.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.” – thuhej ndër të tjera në njoftim.

Pasi të tre personave i ishte caktuar paraburgimi, Gjykata e Apelit e anuloi vendimin dhe i la në liri personat e arrestuar.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte mohuar akuzat, duke e akuzuar Nacionalen për shpifje.

Lajme të ngjashme