FSK për vërshimet në Kosovë: Operacionet vazhduan edhe gjatë natës - NACIONALE

FSK për vërshimet në Kosovë: Operacionet vazhduan edhe gjatë natës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditën e djeshme në disa komuna të Kosovës ka pasur vërshime si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike.

Shumë prej fshatrave në kosovë janë përmbytur, dhe uji ka hyrë nëpër oborre dhe brenda shtëpive të qytetarëve.

Për këtë është nevojitur edhe intervenimi i FSK-së, për largimin e qytetarëve që kanë qenë në shtëpitë e tyre.

Sipas një njoftimi në Facebook të FSK-së, thuhet se operacioni i tyre ka vazhduar edhe mbrëmë natën.

Ata kanë bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka ngritur gatishmërinë operacionale, duke marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të jetëve të qytetarëve në zonat e prekura Skenderaj, Istog, Klinë dhe Mitrovicë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është përgatitur dhe gatshme që të mbështes autoritetet civile në përballje me situatën e krijuar nga vërshimet e ditëve të fundit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme