FSK-ja të pllaka serbe, Deliu-Kodra: Nëse është bërë më vetëdije Kurti të jap dorëheqje - NACIONALE

FSK-ja të pllaka serbe, Deliu-Kodra: Nëse është bërë më vetëdije Kurti të jap dorëheqje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar veprimin e Togës së nderit të FSK-së, që ka nderuar një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18.

Në seancën e sotme parlamentare, ajo ka thënë se nëse një veprim i tillë është bërë me vetëdije, atëherë kryeministri Albin Kurti duhet të jap dorëheqje.

“Nëse është bërë me vetëdije të plotë, atëherë do të përbënte një akt të rëndë e të turpshëm antikombëtar që do të kishte hak kërkimin e dorëheqje nga vet kryeministri Kurti. Dorëheqja morale do të ishte virtyt e adresimi i përgjegjësisë institucionale, detyrë. Këta nuk e kanë asnjërën e as tjetrën”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo nuk i ka fajësuar ushtarët e FKS-së, duke thënë se ata vetëm zbatojnë urdhër.

Me datën 11.11.2022, Togu i Gardës Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së, me ftesë të Ambasadës franceze dhe Ambasadës gjermane, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francez dhe gjerman, gjatë Luftës së Parë Botërore, në periudhën 1914-1918.

Aty afër është edhe pllaka dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18, e të cilët kanë bërë krime ndaj shqiptarëve

Lajme të ngjashme