Frika nga Lumiri: LDK reagon kundër nxjerrjes nga konteksti të fjalëve të kryetarit nga eksponentë të VV-së - NACIONALE

Frika nga Lumiri: LDK reagon kundër nxjerrjes nga konteksti të fjalëve të kryetarit nga eksponentë të VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Intervista e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës, duket se nuk iu ka pëlqyer mbështetësve të partisë në pushtet.

Pas kësaj interviste, eksponentët e VV-së kanë filluar t`i nxjerrin nga konteksti fjalët e të parit të LDK-së.

Fjalinë e Abdixhikut se nuk dëshiron të bëhem kryeministër që prodhon kriza, ata e kanë interpretuar si dëshirë të të parit të LDK-së që të mos bëhet kryeministër

Ndaj këtyre veprime kanë reaguar disa zyrtarë të LDK-së.

Këta të fundit, kanë thënë se kjo tregon friken që partia në pushtet ka ndaj kryetari të LDK-së.

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se në këtë mënyrë partia në pushet po shpërndan lajme të rreme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar me këto veprime pushteti po tregon se është në panik.

“Prodho lajme te rreme, sulmo te gjithe, fute ne perdorim makinerine propaganduese, zhvendose vemendjen nga problemet reale. Kjo eshte qeverisja ne Kosove, ne dy vitet e fundit. Pushteti dhe eksponente te pushtetit, ne panik, nuk po zgjedhin mjete per te luftuar opoziten, mediat, shoqerine civile. Makineria propaganduese e ketij regjimi, me çdo kusht po synon te zhvendos vemendjen nga deshtimet kolosale ne siguri, diplomaci, ekonomi, permes krijimit te lajmeve te rreme”, ka thënë Rukuqi.

Ai ka prezantuar deklaratën e plotë të Abdixhikut.

Nje perpjekje e tille eshte edhe deformimi i qellimshem i deklaratave te Kryetarit Abdixhiku, nga prezantimi i qendrimeve te tij ne emisionin Rubikon. Per te bere te qarte, per te gjithe opinionin publik, se çka ka thene sakte Kryetari Lumir Abdixhiku, po e sjelli citatin e plote te deklarates qe po deformohet, per qellime te qarta te diskreditimit te opozites. ‘Nuk dua te behem kryeminister qe prodhoj kriza, dua te mbahem ne mend per intergrim ne NATO dhe BE, per projekte e zhvillim te ketij vendi’”, ka shkruar Rukiqi.

Edhe zyrtari tjetër i LDK-së, Visar Azemi, e ka dënuar veprimin e eksponentëve të VV-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se këto veprime të partisë në pushtet janë të pakuptimta.

Është e pakuptimtë që në kohën kur pushteti i Kurtit po tenton ta mbytë demokracinë në vend dhe ta ndalë fjalën e lirë të mediave në Kosovë, propaganda parreshtur përkujdeset për shtrembërimin e deklaratave publike. I tillë ishte shtrembërimi i deklaratës së kryetarit Abdixhiku. Mbrëme, Kryetari Abdixhiku ka thëne, po e citoj: “Nuk dua të bëhem kryeministë që prodhoj kriza, dua të mbahem në mend për intergrim në NATO dhe BE, për projekte e zhvillim të këtij vendi.” Pra, Abdixhiku nuk do të krijojë kriza, por ai do t’i zgjidh ato për tu mbajtur në mend!”, ka shkruar ai.

Reagimet e VV-së

Ndër të parët që ka komentuar intervistën e kryetarit të LDK-së, ka qenë asamblisti i VV-së në Prishtinë, Petrit Reçica Petlla. Ai ka shpërndarë citatin e nxjerr nga konteksti të Abdixhikut me një mbishkrim.

Miremengjesi sot miqasi me do politike qetu, bomani gati laje me shkum pa qetke jasht e mrena e ami manej celsat”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Në statusin e tij ka komentuar edhe Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit Albin Kurti.

Fjalinë e Abdixhikut se nuk dëshiron të bëhem kryeministër që prodhon kriza, ai e ka interpretuar se deshirë të të parti të LDK-së që të mos bëhet kryeministër.

“‘Nuk dua të jem Kryeministër.’ - Lumi bo”, ka komentuar Beqiri.

Citati i Abdixhikut është shpërndarë nëpër rrjete sociale edhe nga aktivistë dhe mbështetës tjerë të VV-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në intervistën e tij e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se Kosova ka një qeveri populiste, e cila ka lënduar raportet më të gjithë aleatët.

I pari i LDK-së ka ftuar të gjithë që t`i bashkohen në luftimin e kësaj qeverie.

“Imagjino si do të dukej Kosova po të kishim një pushtet absolut dhe lokal, dhe një kontroll të plotë të sistemit prokurorial. Unë jam i vetëdijshëm që këto nuk do të mjaftojnë, por unë jam tani këtu për të bërë thirrje që të na bashkohen, këtij vizionit demokratik, proevropian, qytetarë në fund të ditës dhe zhvillimor”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme