Franca: E mirëpresim lirimin e tre policëve kosovarë, i bëjmë thirrje edhe Kosovës të angazhohet pa vonesë
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, me anë të një komunikate, është deklaruar në lidhje me lirimin e tre policëve kosovarë nga autoritetet serbe.
Në këtë deklaratë thuhet se Franca mirëpret këtë vendim, dhe pret nga Kosova që të angazhohet pa vonesa në shensionimin e situatës, bazuar në kërkesat e Bashkimit Europian.
E plotë:
“Franca mirëpret lirimin e tre policëve kosovarë pas vendimit të gjykatës në Kraljevë (Serbi). Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
I bëjmë thirrje edhe autoriteteve të Kosovës që të angazhohen pa vonesë në këtë perspektivë, sipas parametrave për daljen nga kriza të vendosura nga Bashkimi Evropian, të cilat mbeten të vlefshme. Është më thelbësore se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.” – thuhet aty.