Fotoja e Mefit, Kusari-Lilës e Kollçakut duke lexuar Kushtetutën e cila po komentohet shumë
Një fotografi e kapur nga fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli në Kuvendin e Kosovës po shpërndahet me të madhe nëpër rrjete sociale.
Aty shihen tre deputetë të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, Mimoza Kusari – Lila e Fatmire Kollçaku duke lexuar Kushtetutën.
Fotoja ka marrë shumë pëlqime në faqen e Nacionales.
Ndërkohë, e njëjta është shpërndarë edhe nga figura të ndryshme nëpër rrjete sociale, derisa u shkrep pak para nisjes së seancës konstituive.
Theksojmë se 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që raporti i ri të hartohet nga komisioni që është formuar më 15 prill.
“Konstatojmë se 120 deputetë janë për komisionin e njëjtë. Lus anëtarët e komisionit të mblidhen për 30 minuta dhe të përpilojnë raportin e ri të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve” – ka thënë kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Më pas, komisioni është mbledhur dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të raportit të ri.