FOTO: Kurti ndër të parët nga VV-ja që shkon sot në Kuvend
Kryeministri në largim, Albin Kurti ka qenë ndër të parët e Lëvizjes Vetëvendosje që arriti sot në eancë.
Kjo pasi u pa në një takim me disa prej deputetëve të komuniteteve pakicë.

Theksojmë se deputetët e Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Kjo do të jetë hera e 17-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.
Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 10:30, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari pritet sërish që të tentojë të imponojë votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.
Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.