Foto e Edi Ramës në duart e agjentëve të FBI-së, ish e dashuara e McGonigal kujton nisjen e hetimeve - NACIONALE

Foto e Edi Ramës në duart e agjentëve të FBI-së, ish e dashuara e McGonigal kujton nisjen e hetimeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Allison Guerriero, ish e dashura e zyrtarit të FBI-së, të akuzuar për korrupsion Charles McGonigal, ka përshkruar momentin kur para derës së shtëpisë së saj janë shfaqur dy agjentë të FBI-së duke mbajtur një fotografi të kryeministrit shqiptar Edi Rama bashkë me McGonigal.

Duke folur për Bussines Insider, Allison ka treguar detaje kompromentuese për McGonigal, i cili u arrestua pas dyshimeve se ka pranuar para nga oligarku rus Oleg Depriaska dhe shtetasi shqiptar Agron Nezaj, pas disa vizitave të realizuara në Shqipëri.

Foto e Ramës dhe McGonigal në duart e agjentëve të FBI-së

Tashmë e ndarë nga McGonigal, Guerriero fillimisht ka treguar për median amerikane nëntorin e 2021, kohën kur kishin nisur hetimet për McGonigal.

“Në nëntor 2021, FBI po e hetonte McGonigal, dy agjentë u shfaqën në derën e Guerriero-s, thotë ajo, i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre. Ajo gjithashtu mori një thirrje nga juria e madhe që kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo “pagesë ose dhuratë” që ai mund t’i ketë dhënë asaj”- shkruan Bussines Insider.

Do të thotë që materialet e hetimit të FBI-së të hapur ndaj McGonigal, kanë dalë nga zyra e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Më pas Allison ka kujtuar një mëngjes nëntori të 2017-ës, kur në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj kishte parë një çantë plot me para. Ajo ka vazhduar të rrëfejë se si ajo çantë dukej si diçka që i dashuri i saj McGonigal, nuk duhet të kishte me vete përdersa mbante një nga postet më të larta e të ndjeshme në FBI.

Duke qenë se Allison kishte qenë e dashura e McGonigal, i cili e kishte mbajtur me shpresë së do të ndahej nga bashkëshortja e tij, gjë që s’kishte ndodhur. Ajo pas ndarjes kishte kaluar momente të vështira, dhe në mënyrë që të hakmerrej i kishte shkruar shefit të zyrës së FBI-së në Nju Jork, Wil Liam Sweeney, ku i kishte kërkuar që të hetonte McGonigal. E vetëm pak kohë më pas kishte pranuar edhe vizitën e parë nga FBI.

Jeta e luksit e McGonigal me “para borxh”

Sipas Bussines Insider, ish e dashuara e zyrtarit të FBI-së ka treguar se shumat e parave që qarkullonte McGonigal kanë qenë të konsiderueshme. Ajo ka përshkruar edhe rastin kur kishte gjetur çantën me para. Nga kujtimet e saj, kur e kishte pyetur për paratë ai i ishte drejtuar me fjalët: Oh, të kujtohet ajo loja e bejsbollit. Vura një bast dhe fitova”.

Lidhur me këtë rast, gazetarët e medias amerikane raportojnë se ishte një ndeshje e zhvilluar në data 5 dhe 6 tetor, kur Indians mundën Yankees në dy lojë rresht, dhe po data 5 tetor është dita kur McGonigal kishte marrë 80 mijë dollarë nga Agron Nezaj në një makinë të parkuar.

Dihet se lidhur me shumën totale prej 225 mijë dollarëve që McGonigal ka pranuar, versioni që ai dhe Nezaj kanë dhënë është se ato ishin para të marra borxh. Version i mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, me rrëfimet e saj Allison hedh dyshime mbi këtë version.

Insider shkruan se,“ai e kishte joshur Allison në restorante të shtrenjta. I kishte bërë asaj dhurata në para cash – 500 dollarë ose 1000 dollarë – për ditëlindjen e saj dhe për Krishtlindje. Një herë madje kishte bërë shaka se letrat e divorcit me të shoqen do t’ia dhuronte në kornizë për Krishtlindje, por ato letra nuk u firmosën kurrë. Ai e çoi për të parë ndeshjet e hokejit të Neë Jersey në një dhomë private. Ajo kujton se McGonigal një herë dha një kartëmonedhë prej njëqind dollarësh një lypësi në rrugë. “Unë jam pak më mirë se ai. Mund të bëj edhe pa njëqind dollarë” kujton Guerriero fjalët e McGonigal, pasi ajo u shpreh e habitur nga veprimi i tij”.

Sipas gazetarëve të medias amerikane, McGonigal brenda vitit mund të fitonte afërsisht 300,000 deri në 350,000 dollarë në vit, përfshirë bonuset. Ndërsa Allison ka treguar se ai gjithmonë ka thënë se duhej të fitonte më shumë para.

Lajme të ngjashme