“Foto e ditës”, Abdixhiku komenton fotografinë e Rugovës në Parlamentin Evropian
Fotografia e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e cila mbahet në objektin e Parlamentin Evropian, ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale, kjo pasi që gjatë vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky në këtë institucion ku u fotografua me presidenten e PE-së, Roberta Metsola në prapavijë u pa fotografia e Rugovës.
Për këtë ka reaguar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili e ka cilësuar si foto të ditës, duke e cituar edhe një thënje të presidentit Rugova.
“Foto e ditës: Shtëpia nuk mbahet pa miq”, - ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.
Arsyeja pse fotoja e Rugovës ishte e varur aty, është sepse Parlamenti Evropian e nderoi Rugovën me çmimin Saharov në vitin 1998, si njeri i përkushtuar ndaj parimit të rezistencës paqësore ndaj dhunës.
