Forumi Strategjik i Bledit: Kurti në panel me kryeministrat e rajonit, polemizon me Bërnabiqin - NACIONALE

Forumi Strategjik i Bledit: Kurti në panel me kryeministrat e rajonit, polemizon me Bërnabiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Bled të Sllovenisë, ku ka marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bled - BSF 2023. Në një panel me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin malazez Abazoviq, kryeministren serbe Ana Bërnabiq, kryeministrin slloven Robert Kolob, kryeministrin kroat e të tjerë, Kurti u shpreh mjaft optimist për të ardhmen evropiane. Gjatë diskutimeve nuk munguan as polemikat mes Kurtit dhe Bërnabiqit.

“Për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian është si një lloj religjioni sekular,” – u shpreh Kurti, duke precizuar se nuk po e thoshte një gjë të tillë në kuptimin negativ.

Sa i përket marrëveshjes me Serbinë, ai po ashtu u shpreh optimist.

“Unë besoj që është e mundshme dhe e zgjidhshme. Për pak vite besoj do të mund të bëheshim anëtarë të Bashkimit Evropian...”

Kur u pyet në lidhje me masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, ai nuk pati një përgjigje konkrete.

“Neve na vyen deeskalimi. Dhe tashmë për dy muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident... kemi ulur praninë e Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale.” – tha mes tjerash Kurti.

Ai përmendi po ashtu rëndësinë e integrimit të komunitetit serb duke u shprehur se tashmë ishte dëshuar që ta që ishin integruar po jetonin më mirë. "Njerëzit në Kosovë e kanë kuptuar se ata që integrohen jetojnë më mirë." - tha Kurti më tej.

Polemika me Bërnabiqin

Bërnabiqi, kryeministrja serbe, siç edhe mund të pritej, e përmendi marrëveshje ne prillit të vitit 2013. Ajo u shpreh se po bëheshin njëmbëdhjetë vjet prej nënshkrimit të asaj marrëveshjeje, dhe sipas saj Prishtina nuk po e themelonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Megjithatë, edhe Bërnabiq foli me ton pozitiv në lidhje me normalizimin e mundshëm.

Kurti e kërkoi një replikë në këtë pikë, duke u shprehur si vijon:

“Mbështetja në Kosovë për BE-në është 94 për qind. Në Serbi është 36. Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë. Serbia as që po mendon për një gjë të tillë...”

Kurti u shpreh se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mund të ndodhte më lehtë me ndonjë vend si, psh, Republika e Çekisë.

Kujtojmë se në Bled përpos kryeministrit Albin Kurti po qëndron edhe ministrja e jashtme Donika Gërvalla Schwarz që po ashtu do të marrë pjesë në një panel diskutimi.

Lajme të ngjashme