Forcat e KFOR-it dh EULEX-it vendosen afër barrikadave në veri
Raportohet se edhe forcat e KFOR-it dhe EULEX janë vendosur në afërsi të barrikadave në veri.
Siç raporton Kosovoonline pjesëtarët e kontingjentit polak të KFOR-it ndodhen 150 metra nga vendi ku janë ngritur barrikadat në Rudar.
Ata thonë se dy xhipa janë të pranishëm dhe në ta ka ushtarë.
Ndryshe, Nacionale ka raportuar se në disa pjesë të veriut janë bllokuar rrugët.
Serbët të indinjuar me arrestimin e një ish-polici serb kanë vendosur barrikada në Rudarë afër Zveçanit, Leposaviq e zona të tjerë.
Janë dëgjuar edhe sirena në Mitrovicën e Veriut.
Në disa pamje që kanë publikuar mediat serbe shihen edhe persona me maska afër barrikadave.
