Fondi 3 %: Ish-deputeti Naser Osman dënohet me 3 vite burgim - NACIONALE

Fondi 3 %: Ish-deputeti Naser Osman dënohet me 3 vite burgim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot ish-deputeti i LDK-së, Naser Osmani, me tri vjet burgim për veprën penale ‘shpërdorimi’, në rastin e Fondit 3 %.

Në njoftimin për media të gjykatës është thënë se për të njëjtën vepër është dënuar edhe Atdhe Gashi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.

“I akuzuari Naser Osmani është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vjet, për veprën penale ‘shpërdorimi’ nga neni 257 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së, i cili dënim do ekzekutohet në afat 15 dite nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. I akuzuari Atdhe Gashi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vjet, për veprën penale ‘shpërdorimi’’ nga neni 257 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së, i cili dënim do ekzekutohet në afat 15 dite nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi”, është thënë në njoftimin e gjykatës.

Lajme të ngjashme