Flet drejtori i emergjencës në QKUK pas aksidentit në Vragoli: Gjendja e të lënduarve është stabile
Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës, Naser Syla ka njoftuar se të gjithë pacientët nga aksidenti në Vragoli janë në gjendje stabile.
Syla në një prononcim për RTK, ka thënë se në emergjencë kanë pranuar 13 pacientë dhe të gjithë janë mjekuar dhe më pas janë liruar.
“Rreth orës 17:00 – 17:30, 13 pacient kanë ardhur në emergjencë nga aksidenti, të gjithë janë trajtu. Janë kry ekzaminimet e duhura, i kanë marrë trajtimet e nevojshme në qendrën emergjente dhe më pas trajtimi janë liruar. Të gjithë janë në gjendje stabile.” – ka thënë Syla.
Kujtojmë se një autobus me disa nxënës nga Presheva ka qenë duke u kthyer nga ekskursioni, përderisa janë aksidentuar në rrugën Prishtinë – Pejë.
