Flet avokati Bajraktari: Mujeci i VV-së mund të ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë
Avokati Ardian Bajraktari në një deklarim për Ekonomia Online, ka thënë se asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci që u kap me mbi 11 mijë doza ekstazi në Shqipëri, mund të ekstradohet në Kosovë.
Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë marrëveshje që nga vitit 2012 për ekstradimin e persona që dyshohen për vepra penale.
Më poshtë mund të lexoni shpejgimin e tij për rastin:
“Sa i përket çështjes së transferimit të procedurës, në rrjedh të saj sa i përket dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, këto dyja kanë marrëveshje bashkëpunimi nga viti 2012 edhe sa i përket çështjes së ekstradimit dhe sa i përket çështjes së bashkëpunimit në faza të tjera të procedurës penale në kudër të së cilës parashihet edhe çështja e transferimit”.
“Andaj edhe legjislacioni penal edhe fusha e bashkëpunimit ndërkombëtar në çështje penale si dhe marrëveshjet respektive të të dyja vendeve e lejojnë mundësinë me kërkesë të cilës do prej palëve të përfshirë në këtë proces, andaj rrjedhimisht nuk besoj që ka ndonjë pengës ligjore sa i përket çështjes së fillimisht kërkesë dhe pastaj edhe transferimit të procedurës e cila mund të zhvillohet në kuadër të institucioneve tona”.
“Fillimisht në bazë të informatave që ka tashmë opinioni publik për zotriun në fjalë, kam përshtypjen që rëndojnë akuza në lidhje me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e pa autorizuar të narkotikëve dhe substancave të tjera spikotorpe ose analoge të përcaktuar me neni 264 të Kodit Penal të Republikës sonë. E që sipas asaj që kemi parë kjo vepre supozohet së është kryer në territorin e jashtëm të Republikës sonë, përkatësisht në Republikën e Shqipërisë. Sa i përket çështjes së legjislacionit tonë penal kjo vepre hynë në kategorinë e veprave penale të cilat zbatohen dhe legjislacioni ynë penal edhe për vepra penale të cilat kryhen jashtë territorit të Kosovës. Të tilla për ta thënë neni 108 i Kodit tonë Penal”.
“Fillimisht duhet pasur parasysh që është faze e herëshme, mirëpo unë dua të përcaktoj ose të theksoj sa i përket ndëshkueshmëris për sa i përket këtyre kategorive… këtë e përcakton nën 267 i Kodit tonë Penal ndëshkueshmëri e të cili është deri në 10 vite. Ndërsa i njëjti vepron pjesë e grupit të strukturuar kriminal këtë e përcakton neni 275 i Kodit Penal ndëshkueshmëri e të cilit mund të bëhet deri në 15 vite”.
