Flamuri i Kosovës në Komunë të Mitrovicës së Veriut, eskalon Petkoviqi: Edhe Rjahu i Tretë vendoste flamura - NACIONALE

Flamuri i Kosovës në Komunë të Mitrovicës së Veriut, eskalon Petkoviqi: Edhe Rjahu i Tretë vendoste flamura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas betimit të Erden Atiq si Kryetari i Mitrovicës së Veriut, kanë ardhur reagime edhe nga Serbia, ku i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se “zyrtarisht sot nisi okiupimi” i pjesës veriore të Kosovës. Petkoviq tha se betimi i kryetarit të ri ndodhi gjatë kohës së një bisede telefonike të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me Fascilutuesin e BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bisedë për të cilën tha se është ende duke u zhvilluar.

Ajo pëlhura (Flamuri i Kosovës) që u var mbi ndërtesën komunale nuk do të jetë kurrë flamur i ynë. Do të qëndrojë aty po aq gjatë sa vetë okupimi, dhe kjo do të thotë jo për shumë kohë. Në 100 vitet e fundit, ka pasur shumë flamuj okupator që kanë fluturuar mbi Kosovë, edhe i Musolinit dhe i Rajhut të Tretë, por u mposhtën të gjithë, dhe po ashtu edhe kësaj here”, ka thënë Petar Petkoviq, siç e cituan mediat serbe.

Petkoviq vazhdoi t’i bjerë borisë së propagandës se gjoja shteti kosovar dëshiron t’i dëbojë serbët nga ato zona. “Vuçiq e paralajmëroi Lajçakun për pasojat e sjelljes së Kurtit dhe për incidente që mund të kthehen në krizën më të madhe gjer më tash”, ka thënë Petkoviq.

Petar Petkoviq tha se serbët do t'u japim "pak kohë" komunitetit ndërkombëtar dhe Kurtit "për të ndaluar ngacmimin e serbëve" deri më 1 qershor, dhe se më pastaj "përgjigja e tyre do të pasojë".

"Duket e çuditshme që ai të jetë duke e bërë këtë dhe që ai të jetë duke u lejuar të hyjë në këto adventura vetvetiu. Është e qartë se ne po përballemi me kohë të vështira, dhe është përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtarë ta ndalojë atë çfarë po bën në veri sepse, mos qoftë kështu, përgjegjësia do të bie mbi ata që e lejuan", ka thënë Petkoviq.

Lajme të ngjashme