“Fjalor desperado”, përveç serbisht, Gashi foli pak edhe spanjisht: Kurti ia ka bërë bajat politikën opozitës - NACIONALE

“Fjalor desperado”, përveç serbisht, Gashi foli pak edhe spanjisht: Kurti ia ka bërë bajat politikën opozitës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Gashi, analist në Kanal 10, dje ishte në element interesant. Në analizën e tij, ai në një rast foli në gjuhën serbe, duke e falënderuar Branislav Kërstiqin, analistin serb që e njeh shtetin e Kosovës.

Ndërsa në një analizë tjetër rreth opozitës, z. Gashi përdori edhe një term spanjisht për të shpjeguar gjendjen e opozitës, sipas tij.

“Prapë insistoj ta përdori këtë shprehjen e famshme, ua ka bo bajat politikën kryeministri Kurti për të qenë analiza më e thjeshtë dhe më e butë. Normal, në situatën e deshpëruar, depresive, nga humbja e thellë politike dhe nga fitoret e një pas njëshme në arenën ndërkombëtare dhe në ruajtjen e aleancës me Amerikën, eksponentë të rëndësishëm të opozitës në parlamentar, përdorin fjalor të “desperadosave”.” – theksoi Gashi.

Lajme të ngjashme