Fjalimi i Thaçit në Hagë: Kë e mbrojti dhe kë e goditi?
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës ka mbajtur një fjalim pa betim në seancën e sotme të Gjykatës Speciale ku u tha fjala e mbrojtjes. Fjalimi i tij ishte u duk tamam si fjalimi i një lideri shtetëror që nuk jep domethënie të ngushta partiake vazhdimisht. Çka u tha në këtë fjalim?
Vlen të theksohet që ish-presidenti i Kosovës ripërsëriti besimin e tij te drejtësia ndërkombëtare, e me këtë rast edhe te procesi ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë në Gjykatën Speciale.
“Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtim dhe drejtësi. Unë besoj që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejtë.” – u shpreh fare në fund Thaçi.
Paraprakisht, ai përforcoi sërish argumentin se Kosova kishte bashkëpunuar dhe kishte besuar te drejtësia ndërkombëtare.
“Ne kemi mbështetur drejtësinë, sidomos atë ndërkombëtare... Bashkësia Ndërkombëtare tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë për akzuat për trafikim organesh. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë që ne jemi shfajësiar nga këto auza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë është hequr,” – argumentoi ish-kreu i drejtorisë politike të UÇK-së.
Në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke ai tha se besonte te Gjykata Speciale.
“Unë besoj te Tribunali i Hagës, UNMIK-u, EULEX-i dhe Dhomat Specializuara,” – tha z. Thaçi në mënyrë të qartë.
Kjo është konsistente me qëndrimet e mëhershme politike, përfshirë edhe fushatën e bërë prej tij që të themelohej Gjykata Speciale.
Tjetërçka?
Sipas fjalimit të z. Thaçi, “do të dëgjojmë edhe gjëra” që nuk do të jenë fort të këndshme.
“Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme...” – u shpreh z. Thaçi në një pikë të fjalimit.
“Spekulimet po shndërrohen në fakte. Inatet politike nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Këto vlejnë edhe për disa botime e opinione të përshtatura të akterëve të luftës.” – tha tutje ish-presidenti i vendit.
Besohet që fjalën e ka për botime nga ana e ish-zëdhënësit të UÇK-së, z. Jakup Krasniqi por ndoshta edhe opinione nga të tjerë akterë të UÇK-së.
“Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë por ne kemi një histori faktike.” – tha tutje Thaçi.
Ky fjalim duket të jetë konsistent edhe me fjalimin e mbajtur më 5 nëntor, ditën kur do të nisej për në Hagë.
Po ashtu, Thaçi duket se sulmoi edhe pretendimet e Prokurorisë Speciale të bëra dje se ai kishte dëshmuar "fshehurazi" në Gjykatën Speciale.
“Unë jam intervistuar nga gjithë mekanizmat ndërkombëtar, qoftë si dëshmitar apo i dyshuar. Çdo bashkëpunim i imi ka qenë në interes të drejtësisë, dhe plotësisht transparent, qoftë në Prishtinë qoftë në Hagë. Gjithçka çka thuhet tjetër është e paqëndrueshme," - tha ish-presidenti.

