Fjalim i zjarrtë i ministrit Latifi: Të gjithë do të jemi të lumtur
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë komentet e tij rreth Ligjit për Shëndetësinë, që e ka prezantuar deputeti Armend Zemaj.
Latifi ka thënë se e ka në program ligjin që e ka propozuar Zemaj.
“Sipas programit të qeverisë për vitin 2022, Ligji për Shëndetësinë është ndër prioritetet më të mëdha. Sikur ajo që e diskutuam më herët. Ky është ligj në finalizim dhe sipas planit, të dyja këto ligje do të dorëzohen deri më 30 shtator, por do ta bëjëm shumë më herët pasi kemi bërë avancime”, ka thënë Rifat Latifi.
“Projektligji për Shëndetësi është në fazën finale. Ne si organ propozues kemi adresuar mangësitë e identifikuara”, theksoi ai.
“Ky draft ligj është një ligj që do ta ndryshojë dhe mundësojë transformimin e shëndetësisë. Do ta shtojë mirëqenien e mjekëve, duke ngritur kualitetin e shërbimeve”
“Jam i sigurt se të gjithë do të jemi të lumtur”, përfundoi Rifat Latifi.