Fjalët e Klinakut cilësohen nga Prokuroria si "dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës" - NACIONALE

Fjalët e Klinakut cilësohen nga Prokuroria si "dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Faton Klinaku, u.d. i kryetarit të OVL-së, është intervistuar sot nga prokuroria në lidhje me deklaratat e tij të papranueshme ndaj kryeministrit të Kosovës.

Ai në Facebook kishte shkruar se “më parë do ta vriste Albin Kurti se sa t’ia lëshonte rrugën e të ikte nga Kosova.”

Prokuroria ka njoftuar që Klinaku dyshohet për veprën penale “dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.”

“Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka intervistuar sot, personin me inicialet, F.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës,” - ka thënë Prokuroria Speciale për Klan Kosovën.

Lajme të ngjashme