Fizioterapeutët kundërshtojnë Projektligjin e Pagave - NACIONALE

Fizioterapeutët kundërshtojnë Projektligjin e Pagave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarët e Odës së Fizioterapeutëve po e kundërshtojnë Projektligjin e Pagave duke e quajtur diskriminues për profesionin e tyre.

Përkundër faktit se ndaj komenteve dhe reagimeve të mëparshme të adresuara ndaj Projektligjit për Paga, zëri dhe thirrja jonë për respektim dhe mosdiskriminim të profesionit të Fizioterapisë nuk u morën për bazë nga organet kompetente, duke filluar nga hartuesit e draftit deri tek Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal”, thuhet në reagimin e kësaj Ode.

E tutje OFTK kërkon nga ana e organeve Ligjbërëse që të interferojnë”me komentet tona në mënyrë që të mos lejoni diskriminimin ndaj profesionit të Fizioterapisë dhe Fizioterapeutëve. Kategorizimi i profileve shëndetësorë të bëhet në respektim të Ligjeve ekzistuese në Republikën e Kosovës në mënyrë që të realizohet nivelizimi i koeficienteve të profesionistëve Shëndetësor sipas nivelit të edukimit të tyre’, thuhet tutje në ragim.

Nga Oda e Fizioterapeutëve thonë se nuk mund të ulët koeficienti nga 7.2 në 5.6, 5.5 dhe 5.4.

Lajme të ngjashme