‘Fitore e pastër në vlerë 100 mijë euro’: Shumë reagime pas grantit të Pecit për vëllain e Pacollit - NACIONALE

‘Fitore e pastër në vlerë 100 mijë euro’: Shumë reagime pas grantit të Pecit për vëllain e Pacollit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Skandali i raportuar gjatë ditës së sotme se Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka marrë grant gati 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë në një projekt për ndërtimin e stallës dhe lopë qumështore, ka marrë mjaftë reagime.

Madje ky skandal u cilësua si dështim dhe shqetësues për guximin e ministrave të Qeverisë Kurti, në këtë rast të ministrit Faton Peci.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se Kurti dhe njerëzit e tij po përsërisin ata që ishin në pushtet më parë.

Dështim total me njerëzit të sojit të ndyrë!” – ka shkruar tutje ai.

Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ka postuar dokumentin i cili tregon shumën e parave të fituara nga vëllai i deputetes.

Ajo ka ironizuar me një gjë të tillë duke thënë se dikujt i duhet kohë e gjatë për të përfituar këtë shumë parash.

97 mijë e 392 euro e 31 centë. Faton Peci grant për vëllaun e Fitore Pacollit. Tash, llogariteni sa kohë ju duhet secilit prej juve që me punë me i fitu këto para!” - ka shkruar Deliu-Kodra.

Ndërsa, anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ministrat e kësaj qeverie po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit në mënyrën më brutale.

Është tepër shqetësues guximi i këtyre ministrave që në formën më brutale po e shkatërrojnë buxhetin e taksapaguasve. Brenda një jave hapë biznes dhe përfiton mijëra euro me lidhje të shkurtëra, Ministër-Deputet. Kjo thjesht i bie që 588 rroga të veteranëve t’i jepen një familjari të VV-së.” - ka thënë Haradinaj.

Pas raportimeve që vëllai i Fitore Pacollit fitoi grantin nga Ministria e Bujqësisë, reagoi edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj

Miftaraj ka treguar një shembull se si një mësuese, gjatë kohës së qeverisjes komuniste të Enver Hoxhës, iu ka treguar nxënësve se si Shqipëria ishte një vend që lulëzonte nga zhvillimi.

Gjatë një bisede me një kolege nga Shqipëria, po na tregonte se si një mësuese, gjatë kohës së qeverisjes komuniste të Enver Hoxhës, po iu tregonte nxënësve në klasë se si Shqipëria ishte një fushë me lule, ku fëmijët mund të hanin cfarë të donin, ku njerëzit jetojnë të lumtur dhe një vend që po lulëzonte nga zhvillimi.

Një nxënës nga fundi i klasës ngriti dorën dhe i tha mësueses: “Mësuese, edhe unë dua te jetoj në Shqipëri”. – ka shkruar ai.

Kështu, Miftaraj ka rikujtuar deklaratat e Kurtit i cili thotë se Kosova po përjeton zhvillim të madh ekonomik.

Kur e dëgjon kryeministrin Kurti se si Kosova është duke përjetuar zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik, dhe ngritje te hatashme të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, shpesh them me veti se edhe unë dua të jetoj në Kosovë.

P.S. Sigurisht kjo eshte Kosova e Ministrit Peci, Fitores dhe nje kaste te njerezve qe e kane kthyer buxhetin e Kosoves ne kulete te tyre personale”.

Në lidhje me këtë, analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, përmes një shkrimi në Facebook ka ironizuar.

Fitore e pastër në vlerë 100 mijë euro.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme