Fillon punën misioni i BE-së, mbi 100 vëzhgues për zgjedhje - NACIONALE

Fillon punën misioni i BE-së, mbi 100 vëzhgues për zgjedhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka filluar punën misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, derisa detaje dha shefja e tij, Nathalie Loiseau.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se misioni do të përfshijë mbi 100 vëzhgues të shpërndarë në terren.

“Jemi ftuar nga presidentja Osmani me BE që të vëzhgojmë zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Kjo është hera e shtatë që BE është duke vëzhguar zgjedhjet në Kosovë. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë një zhvillim i rëndësishëm për Kosovën. Janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në Kosovë nën ligjin e ri për zgjedhjet dhe kam kënaqësinë të theksoj që ligji i ri për zgjedhjet ka marr parasysh një numër rekomandimesh të BE-së. Misionin i BE për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe prani e tij në teren ka për synim të vëzhgoj dhe vlerësoj se si procesi zgjedhor e respektin ligjin për zgjedhjet në Kosovë por edhe standarde ndërkombëtare si dhe rekomandimet e më hershme që ne i kemi bërë në mënyrë që të kontribuojmë në një proces zgjedhor kredibil, gjithëpërfshirës dhe transparent. Objektivi është që votuesit të jenë në gjendje të shprehin zgjedhjet e tyre”.

“Prania e Misionit po ashtu thekson mbështetjen e vazhdueshëm të BE për Kosovën që të fuqizoj edhe më teje qeverisjen demokratike. Ne po ashtu e paraqesim këtë rendis edhe në numra. Në momentin e zgjedhjeve do të jeni mbi 100 vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë që do të jenë të shpërndare në teren. Prandaj Misioni i BE-së është i vetmi mision i plotë ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve me prani afatgjate që do të vëzhgoj zgjedhjet parlamentare në Kosovë në këtë vit. Ekipi tashmë ka mbërritur këtu para një jave, këtë javë unë kam ardhur të mërkurën” - ka thënë ajo, sipas “EO”.

Shefja e misionit ka folur për parimet kryesore të vëzhgimit, derisa tha se mëngjesin e nesërm do të vijnë 18 vëzhgues afatgjatë.

“Nesër në mëngjes në ora 10 ne do sjellim 18 vëzhgues afatgjatë dhe do të shpërndajmë ata nëpër Kosovë. Vëzhguesit afatgjatë janë nga 18 shtete të ndryshme përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Norvegjia dhe Zvicra. Ata do të punojnë në 9 ekipe me nga dy persona që janë të kombinuar për nga aspekti nacional dhe gjinor. Ata do të bëjnë vlerësimin e përgatitjes për zgjedhje dhe do të mbulojnë të gjitha komunat. Vëzhguesit afatgjatë janë të pavarur dhe të anshëm. Janë thelbësor për misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve për të zhvilluar apo bërë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor. Pak para datës së zgjedhjeve misioni do të përforcohet edhe me 36 vëzhgues afatshkurtër. Një delegacion i shtat anëtarëve të parlamentit evropian dhe deri në 36 diplomatë nga shtete anëtare të BE-së, Kanada, Noverigja dhe Zvicra. Parimi themelor I misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të BE-së janë pavarësia, paanshmëria, konsistenca, qasja afatgjate, profesionalizmi dhe mospërzierja” – u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme