Fillon dëshminë dëshmitari i gjashtë me radhë në rastin e Pjetër Shalës - NACIONALE

Fillon dëshminë dëshmitari i gjashtë me radhë në rastin e Pjetër Shalës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar dëshminë e tij para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari i gjashtë me radhë, me kodin 11, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Marrja në pyetje e dëshmitarit të gjashtë pritet të zgjasë për më shumë se 2 orë.

E kjo seancë pas betimit të dëshmitarit ka kaluar në sesion privat.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e njoftoi dëshmitarin që në disa raste, seanca do të jetë private për shkaqe të temave të caktuara.

Mergjitkëqhëtë gjatë ditës së sotme ka përfunduar dëshminë dëshmitari i pestë me radhë (me kodin 10) në rastin e Pjetër Shalës.

Dëshmitari fillimisht pohoi se e njeh Frank Berishën dhe Pren Berishën, këtë të fundit tha se e njeh se kishte qenë i burgosur në burgun e Prizrenit.

Kundër-pyetjet tjera të parashtruara nga ana e avokates mbrojtëse Leto Cariolou janë bërë në sesion privat.

Dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Mappie Veldt-Foglia tha se personat e ndaluar që mbërrinin në shtabin e Kukësit dërgoheshin aty nga komandantët e ‘‘mëdhenjë’’.

Ai tha se ata vinin me vetura dhe se i njëjti në hyrje të ndërtesës nuk mund ta dinte nëse ata ishin të dyshuar, por se këtë e kuptonte më vonë, kjo pasi që pas marrjes në pyetje sipas tij, disa i lëshonin dhe disa i mobilizonin në ushtri.

Lajme të ngjashme