Festën e Falënderimeve Osmani e kremton se bashku me ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel - NACIONALE

Festën e Falënderimeve Osmani e kremton se bashku me ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel

1 vit më parë

nga NACIONALE

Festën e falënderimeve, presidentja Vjosa Osmani e ka kremtuar se bashku me ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel.

Shefja e shtetit ka treguar se në këtë festë ka qenë se bashku me ambasadorin amerikan në Kosovë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin që po e japin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving). Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme