Festa 'e trishtë' e RTK-së në 25 vjetorin e themelimit: Shpjegimi i Mustafë Muçajt, reagimi i aktorit Spahiu
Radio Televizioni i Kosovës ka festuar këtë të enjte 25 vjetorin e themelimit. Në Lajmet Qendrore RTK për musafir special e pati ikonën e ekranit, spikerin e famshëm Mustafë Muçaj. Muçaj befasoi kur “protestoi” live duke treguar gjendjen e RTK-së. Në lidhje me këtë situatë reagoi edhe redaktori Jeton Musliu, i cili shpjegimin e Muçajt e quajti më të rëndë se vetë largimin e tij nga ekrani. Në anën tjetër aktori Fatmir Spahiu kritikoi ashpër storjen e RTK-së në Edicionin Qëndror ku si vlerë artistike u paraqit veç Festivali i Këngës që udhëhiqet nga Adi Krasta, njëherësh zëvendësdrejtor në RTK.
Çka ndodhi?
Muçaj: Tepricë teknologjike
Spikeri i famshëm i Lajmeve Qendrore në RTK, Mustafë Muçaj, ishte i ftuar në studio për 25 vjetorin e RTK-së. Derisa po pritej një fjalë rasti e tij, në një ambient festiv, Muçaj siç duket pati plan tjetër.
Ai në Lajmet Qendrore tha: “Edhe unë karshi shikuesit i mbetem borxh t’u them se kronikën e transmetuar pak më parë dhe situatën boxhetore të Radio Televizionit të Kosovës si të them jo viktimë, por një “tepricë teknologjike”, karshi mos funksionimit për të pagu punën time karshi spiker i lajmeve, ju falënderoj shumë. Shpresoj që RTK të rikonsolidohet.”
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar redaktori i lajmeve të ditës, i cili dha dorëheqje nga puna e redaktorit të Lajmeve Qëndrore, kur në RTK u publikua një fake-neës i mar nga mediat e Bosnjës për të sulmuar mediat në Kosovë, Jeton Musliu.
Musliu, tek sa kujtoi kohën kur Muçaj lexonte lajmet e dukej “si një anëtar i familjes”, tha se më i rëndë se largimi i tij nga ekrani, ishte shpjegimi i tij.
Si fëmijë, e shihja teksa lexonte lajme. Se çfarë thoshte, nuk e kuptoja. Por çdo mbrëmje, dukej si anëtar i familjes. Kur u rrita për ta kuptuar se çfarë thoshte, RTP u mbyll.
Mungesa e TV-së si edhe e tij në ekran, ishte edhe një arsye më shumë për të jetuar në vitet e 90-ta, sikur me lakun në fyt. Kur u rishfaq në ekranin e RTSH-së, më dukej se rigjeta dikë të njohur që e kishim humbur vite me parë. E daljen e tij në ekranin e RTK-së, nuk do ta harroj asnjëherë. Madje ia pata thënë!
Jo që lexonte lajme, por dukej se këndonte. Asnjëherë nuk e kisha menduar se do ta kem fatin të punoj me të. Vogëlsia ime me një ikonë të madhe te ekranit. E sonte, kjo ikonë na tha mirupafshim! Shpjegimin e dha mes emocionesh, në daljen e fundit në ekranin e RTK-së.
E shpjegimi, duket se është më i rëndë se vetë largimi!
Sidoqoftë, përgjatë viteve, pati mundësi të ketë poste ose respektin e publikut. Ai zgjodhi të dytën!
Të paktë janë të tillët! Prandaj, sot krejt çfarë mund të them është-Faleminderit Mustafë Muçaj!” – shkroi Musliu.
Edhe Fatmir Spahiu kritikon ashpër RTK-në: Kronika që paraqet Festivalin e Këngës si imazhi i vetëm kulturor nuk kalon
Aktori i njohur Fatmir Spahiu ka kritikuar ashpër Radiotelevizionin e Kosovës për kronikën e përgatitur në 25 vjetorin e themelimit. Sipas aktorit Spahiu, tendenca për ta paraqitur Festivalit e Këngës si imazhin e vetëm kulturor nuk kalon.
“25 vite RTK, Festivali i kenges imazhi i vetem kulturor i RTKes a??? Jo, nuk kalon!
Per hire te se vertetes u ofendova pak. Jo pse u permend festivali, por qe su permend askund serialet, vitat e ri, koncertet, big bendi, shoë programet, emisionet sportive etj etj… te cilat per 25 vite kane mbulu me shume veshtiresi pjesen argetuese te RTK, e qe ne disa prej tyre une kam pas nderin me qene pjese ne pozita te ndryshme si bashkepunetor i jashtem!
Tutje, Spahiu ka përmendur sukseset që i realizuan sa punuan për RTK-në në kohën kur shfaqej seriali “Kafeneja Jonë”, si dhe ka përmendur figura të rëndësishme që sipas tij duhej të përmendeshin.
“Megjithate kemi arritur qe ne interes te RTK ti sjellim 30€ per nje sekond marketing, detaje interesante dhe mbase kuriozitet sot.
Per mos me zgjate ma shume,
Une kroniken do ta kryeja duke i kujtu keto emisione, une kroniken do te perfundoja duke i perkujtuar te gjithe ata qe dhane nje kontribut te madh jo vetem ne informacion por edhe ne zbavitje.
Pra falemnderit
Adem Mikullovci,
Leze Qena,
Xhevat Qena,
Ali Ahmeti,
Ahmet Spahiu,
Agim Zatriqi,
Kemail Qarkaxhiu
Gezim Jolla-Spidi,
Etj etj.
Jeni te lire me i vazhdu falemnderimet…
RTK, urime kete qerekshekulli.
Falemnderit per bashkepunimin.
Shpresoj te shihemi ne rethana normale!” – ka shkruar Spahiu.