Ferit Idrizi merr mbështetje të madhe nga banorët e Stanocit të Epërm - NACIONALE

Ferit Idrizi merr mbështetje të madhe nga banorët e Stanocit të Epërm

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vazhduar me aktivitet e tij elektorale për garën e balotazhit.

Ai dje ka marrë përkrahje të madhe nga banorët e Stanocit të Epërm.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka falënderuar ata për përkrahje, duke u shprehur i bindur në fitoren e tij më 9 nëntor.

“Entuziazëm, bashkim dhe mbështetje e jashtëzakonshme nga banorët e Stanocit të Epërm! Faleminderit për pritjen e mrekullueshme dhe për besimin e përkrahjen e fuqishme. Shihemi me 9 nëntor, në festën e fitores!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme