Ferit Idrizi i PDK-së drejt fitores bindëse në Vushtrri - NACIONALE

Ferit Idrizi i PDK-së drejt fitores bindëse në Vushtrri

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi, pothuajse ka siguruar fitoren në komunën e Vushtrrisë pas një gare të fortë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sylejman Meholli.

Sipas rezultateve të publikuara në orën 20:39, Idrizi ka marrë 54,17% të votave, që përfaqëson 14.125 vota, ndërsa Meholli ka siguruar 45,83% ose 11.949 vota.

Numërimi është pothuajse i përfunduar, me 95 nga 97 vendvotime të numëruara – pra 97,94% e totalit.

Lajme të ngjashme