Ferat Shala: Si deputet kam ngritur çështje si keqpërdorimi i rezervave, energjia, dialogu, arsimi
Kandidati i PDK-së për deputet dhe njëri nga deputetët më të zëshëm të disa legjislaturave, Ferat Shala, ka publikuar një video ku përmbledh gjithë angazhimin e tij në Kuvendin e Kosovës, sidomos në çështje si keqpërdorimi me rezervat shtetërore, energjia, Trepça, etj.
Shala shkruan:
Jam përpjekur që si deputet, gjatë mandatit të qeverisë që po shkon, të adresoj keqmenaxhimin, abuzimet dhe devijimet në shumë resorë.
Ju ftoj ta shikoni një pjesë të shkurtër të çështjeve që kam ngritur në Kuvend, nga keqpërdorimi me rezervat, te energjia, Trepça, ndërmarrjet publike, dialogu dhe arsimi.
Bashkë. Përpara.